Sakrifica për hir të Allahut

Pas 4 vite martesė, njerėzit filluan tė flasin pėr martesėn tonė. Nuk po kanė fėmijė, a thua tek kush ėshtė defekti?

Askush nuk e dinte, gjersa shkuan nė spital pėr t’u kontrolluar ai dhe bashkėshortja e tij. Rezultatet treguan se gruaja ėshtė sterile, ndėrsa burri ėshtė i shėndoshė. Hyri mjeku dhe tha : gruaja jote nuk lindė, ėshtė e sėmurė.

Burri tha: tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi, e pastaj e falėnderojmė Allahun.

Burri i thotė mjekut, po e thėrras gruan time, por thuaji asaj se defekti ėshtė tek unė e jo tek ajo, dhe kėshtu u morėn vesh me njėri-tjetrin.

E mori gruan dhe hynė sė bashku te mjeku. Mjeku ia priti duke i thėnė : “ Burri juaj ėshtė steril”, dhe nuk ka shpresė pėr shėrim, pėrveē shėrimit nga ana e Allahut.

Burri tha: tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi, dhe filloi t’ i shfaqė shenjat e mėrzisė, e njėkohėsisht edhe pajtimit me caktimin e Allahut.

U kthyen nė shtėpi dhe nuk shkuan shumė ditė u pėrhap lajmi tek familjarėt dhe farefisi.

Kaluan 5 vite martesė dhe dy bashkėshortėt po bėnin durim, derisa erdhi momenti dhe gruaja i thotė burrit: o filan tė kam duruar qe 9 vite, tani kėrkoj shkurorėzim nga ti. Edhe pse ajo nė sytė e njerėzve dukej si gruaja mė e mirė dhe mė e sjellshme, gruaja qė qėndroi pranė burrit tė saj edhe pse ai ishte steril gjatė gjithė asaj kohe, dhe ajo ka tė drejtė nė fjalėn e saj, pėrderisa burri ėshtė neglizhent pėr shėndetin dhe shėrimin e tij.

Gruaja: dėshiroj tė martohem dhe tė shohė fėmijėt e mi.

Burri i thotė: oj gruaja ime, kjo ėshtė sprovė nga Allahu.

Gruaja: Po. Do tė qėndroj me ty vetėm edhe kėtė vit. Burri u pajtua me kėtė, ndėrsa shpresa tek Allahu ishte e madhe.

Nuk kaloi shumė kohė nga kjo bisedė, kur gruaja u sėmurė nga veshka dhe filloi tė lėkundė ndjenjat e saj.

Filloi ta qortojė burrin e saj pėr mosshkurorėzimin dhe se ai ėshtė shkaktar pėr gjithė kėtė. Pse nuk me shkurorėzove t’i isha martuar dhe ti kisha lindė fėmijėt e mi?
Kjo grua u shtri nė spital, ndėrsa burri i thotė se do tė udhėtojė drejt shteteve tė perėndimit pėr tė kryer disa punė. Gruaja i thotė do tė udhėtosh? Tha po, pėr ta kėrkuar njė veshkė!

I telefonoi gruas. e pėrgėzoi se ka gjetė njė person qė do tė ia dhurojė veshkėn, dhe se do tė kthehet shumė shpejt.

Njė ditė para operacionit erdhi dhuruesi i veshkės, i cili kishte shtetėsi arabe e pėrshėndeti burrin, babanė dhe vėllain e gruas dhe nga ata mori shumė lėvdata.

Burri kėrkoi leje nga gruaja e tij tė udhėtojė jashtė vendit (A.Saudite) pėr ti mbaruar disa punė, ndėrsa ajo i thoshte se po udhėton nė kohėn kur unė po operohem. Shko! Edhe ashtu ti nuk je bashkėshorti im!.
Operacioni ishte i suksesshėm, burri pas njė jave u kthye nė shtėpi dhe tek ai po vėreheshin shenjat e lodhjes dhe rraskapitjes.

Mos mendo larg, ai ishte qe ia kishte dhuruar veshkėn!!

E burri me shtetėsi arabe ishte vetėm njė dramė.

Po, vėrtet ai ia ka dhuruar veshkėn gruas sė tij, dhe pėr kėtė nuk e dinte askush.

Nėntė muaj pas operacionit gruaja mbetet shtatzėnė dhe njė lindė njė vajzė.

Gėzimi i kaploi tė gjithė, familjen, fqinjėt, burrin dhe gruan. Jeta e tyre iu rikthye normalitetit.

Burri gjate kėsaj kohe mbaroi magjistraturėn dhe doktoraturėn nė sheriatin islam dhe punonte si noter nė qytetin e Xhides.

E shfrytėzoi kėtė kohė pėr t’u bėrė edhe hafiz i Kur’anit , e po ashtu kishte marrur me sened edhe rivajetin e Hafsit.

Njė shok thotė: kemi qenė udhėtarė me tė, dhe ai kishte harruar ditarin e jetės sė tij mbi tavolinė, tė cilin e kishte lexuar gruaja e tij dhe menjėherė e kishte telefonuar duke qajtur, ndėrsa kjo e qajtur e gruas bėri qė edhe ai tė zhgrehet nė vaj.

Kam ndenjur me shokun tim pas njė kohė dhe mė ka thėnė: ajo nuk mund tė mė shikojė me sy qė prej tre muajsh, kur flet shikon poshtė dhe i dridhen sytė.
Mė ka thėnė: nė dhjetė vitet fundit kam shijuar tė gjitha llojet e dhimbjes:

– kam qajtur dhe s’ka pasur kush tė mi fshijė lotėt, ndėrsa ajo qante dhe isha unė ai qė ia fshija lotėt,

-isha i huaj nė shtėpi nė mesin e familjarėve tė mi, e ajo ishte gruaja e pėrkėledhur dhe e mėshiruar.

-isha unė qė gaboja, e ajo nuk gabonte…isha e isha…

Ndėrsa tash besoj se lotėt e tij ishin tė mjaftueshėm qė tė kuptoj se si Allahu e shpėrbleu pėr durimin e tij gjatė gjithė atyre viteve.
E kam jetuar kėtė tregim, edhe pse mund tė thuash se ishte iluzion. Por jo. Ishte njė realitet.

Si kjo grua ka shumė, por a thua ka burra sikurse ky?!

Pėrktheu: Valdet Kamberi

www.sinqeriteti.com



[Kur’an -9:71] Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė All-llahu. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė.


Tregim Interesant

Një tregim tepër interesant

Hyri një kirurg me të shpejt në spital, pasi e kishin thirr urgjent për një ndërhyrje të shpejt kirurgjike të një të sëmuri.

Iu përgjigj thirrjes menjëherë dhe me të shpejt arriti në spital, i ndërroi rrobat, u pastrua dhe u përgatit për ndërhyrje kirurgjike.

Para se të hyj në sallën e operimit e takoi babain e të sëmurit i cili lëvizte djathtas majtas dhe shenjat e hidhërimit dukeshin qartë në fytyrën e tij.

Sa po e pa mjekun, babai filloi t’i bërtas duke i thënë: Çka është kjo vonesë o doktor! A nuk e di se jeta e djalit tim është në rrezik?! A nuk posedon kurrfarë ndjenja përgjegjësie?!

Buzëqeshi mjeku dhe me butësi i tha: Më fal o vëlla, nuk isha në spital, dhe posa më telefonuan erdha me të shpejt aq sa munda, dhe tani të lutem qetësohu, dhe më lejo ta bëj punën time dhe ke besim se djali yt do të jetë nën kujdesin e Allahut dhe në duar të sigurta.

Nuk u qetësua zemërimi i babait dhe me gjaknxehtësi i tha kirurgut: Qetësohu?! Sa i ftohtë që je more vëlla, po sikur të ishte jeta e djalit tënd në pyetje a do të ishe qetësuar?! Allahu t’faltë, po sikur të vdiste djali yt çfarë do të bëje?!

Buzëqeshi mjeku dhe tha: Do ta thosha fjalën e Allahut: “Të cilëve kur u ndodh ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Zotit jemi, dhe tek Ai do të kthehemi”, a ka për besimtarin tjetër fjalë? Dhe o vëlla dije se mjeku as nuk e zgjat jetën e as nuk e shkurton atë, jetët tona janë në dorë të Allahut, ne do të bëjmë ç’është e mundur ta shpëtojmë, mirëpo çështja është shumë serioze, dhe nëse ndodh diçka duhet të mbështetesh te Zoti dhe të thuash të Tij jemi dhe tek Ai do të kthehemi, ke frik Allahun dhe shko në xhamin e spitalit, falu dhe lute Allahun ta shpëtoj djalin tënd.

E lëvizi kokën babai në formë talljeje dhe tha: Sa e lehtë është këshilla kur nuk të prek dhimbja dhe nuk e ndjen atë.

Hyri kirurgu në sallën e operimeve, zgjati operacioni për disa orë, doli pastaj kirurgu me të shpejtë dhe i tha babait të të operuarit: Urime o vëlla, operacioni ishte plotësisht i suksesshëm, elhamdulilah, dhe se djali yt shumë shpejt do të përmirësohet. Tani më fal se jam për ngut, infermierja do t’ua sqaroj gjendjen e tij në detaje.

U mundua babai t’ia drejtoj disa pyetje tjera mjekut, por ai me të shpejt u largua.

Priti babai disa minuta derisa doli djali i tij prej sallës së operacionit në shoqërimin e infermieres, pasi u qetësua për birin e tij iu drejtua infermieres: Oj motër çka është puna e këtij kirurgu arrogant, nuk priti as një minutë që ta pyes për gjendjen e djalit tim?

Befas iu mbushën sytë me lot infermieres dhe tha: Eh more vëlla, mbrëmë i ka vdekur doktorit djali i tij në një aksident, dhe ishte duke u përgatitur për ceremoninë e varrimit të tij kur e thirrëm që të vinte urgjent, sepse nuk kemi kirurg tjetër këtu, dhe ja ai shkoi me të shpejt që ta përgatis kufomën, e ka lënë dhimbjen e tij që ta shpëtoj jetën e djalit tënd.

Këshillë: Në këtë botë nuk ka njerëz me dhimbje dhe pa dhimbje por ka njerëz që durojnë dhe që nuk durojnë.

Përktheu: Rijad Imeri

Marre nga mesazhi.com


142. Sa është me vend heqja e çorapeve në çdo marrje të abdesit , duke thënë se kështu është më e sigurtë?

Përgjigje: Kjo është në kundërshtim me sunnetin, po ashtu ka edhe përngjasim me rafidijtë (shiat), të cilët nuk e lejojnë marrjen mes’h (fërkimin) mbi meste, ndërsa Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i tha Mugires, radijall-llahu anhu, kur deshi që t’ia heqi mestet  “Leri, sepse unë i kam veshur mbi këmbë të pastra” (Buhariu  dhe Muslimi)  , dhe vetëm u ra mes’h.

Marr nga libri Kushtet e fesë të  dijetarit të njohur Muhamed bin Salih el Uthejmini.